Mori mijëra euro, arrestohet personi që mashtronte si zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë

  • 12 February 2020 - 10:29
Mori mijëra euro, arrestohet personi që mashtronte si zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar  se dje në Prishtinë ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale mashtrim.

I dyshuari kishte mashtruar një femër dhe një mashkull duke u prezantuar si person zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë dhe ka marrë nga viktimat rreth 3300 euro kinse për t’i rregulluar një çështje banimi, përmes gjykatës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)