Kurti zvogëloi rrogën për 1450 euro, por ja sa marrin 3 kryeministrat e rajonit

  • 12 February 2020 - 13:21
Kurti zvogëloi rrogën për 1450 euro, por ja sa marrin 3 kryeministrat e rajonit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori vendim për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë së kaluar e cila rriti rrogat për 100%. Tani Kurti ia ka zvogëluar vetes rrogën për 1450 euro.

Ky shfuqizim i vendimit të ish-kryeministrit Haradinaj, bën që Albin Kurti të marrë vetëm 1500 euro pagë.

Me këtë, Kurti do të ketë pagë më të ulët se kryeministri Edi Rama, i cili paguhet 1700 euro, mirëpo sërish do të mbetet mbi tre kryeministrat e tjerë të rajonit. 

Pagën më të ulët në rajon e ka kryeministrja serbe, Ana Brnabic, e cila paguhet vetëm 1000 euro. Paga e dytë më e ulët është e kryeministrit të Malit të Zi, Dusko Markovic, i cili, sipas merr vetëm 1130 euro. Ndërkaq, kryeministri në detyrë Zoran Zaev merr 200 euro më pak se Albin Kurti – 1300 euro.

Sidoqoftë, vendimi i Albin Kurti nuk preku vetëm atë por edhe 15 ministrat, të cilët do të marrin 730 euro më pak. Nga 2000 euro, ministrat do të paguhen 1270 euro.

(Kosova Sot Online)