Situata alarmante, Vetting-u kërkohet edhe në policinë e Kosovës

  • 13 February 2020 - 07:34
Situata alarmante, Vetting-u kërkohet edhe në policinë e Kosovës

“Këta të shkretët, policët e thjeshtë, kanë qenë dhe janë argat të politikës ditore, pra të këtyre kryebanditëve. Qofsha i gabuar por ka polic që as nuk dinë të nënshkruajnë, vetëm që është i punësuar nga ana këtyre kryemafiozve të majave të larta. Pra, do të duhej të ju vihet një fshesë që nga lartë e deri te polici i fundit që nuk di as të nënshkruaj dhe që i kanë hy zanatit të huaj. Janë të pa arsimuar dhe këtu duhet aftësi dhe zgjuarsi mendore dhe jo të luftohet me dajak në krah, ta zëmë si rasti i Zhurit, shkojnë i fusin hundët ku nuk duhet dhe pastaj i zë hataja. Shikoni se si ka humbur tani besimi i qytetarëve në policinë e Kosovës dhe në sistemin e kalbur gjyqësor, që na qitën hije të zezë si emër në botën e qytetëruar, dhe kjo pa më të voglin dyshim derdh ujë në mullirin e hasmit”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Njohës të fushës së sigurisë dhe analistët politikë, e kanë marr me shumë shqetësim informatën e bërë publike nga raportimet brenda policisë së Kosovës, sipas së cilës, gjatë vitit të kaluar janë arrestuar në bazë të dyshimeve për shkelje të ligjit dhe korrupsion 41 zyrtarë policorë të rajoneve të ndryshme në nivel vendi.

Sipas analistëve, kjo shifër nuk është e vogël dhe flet shumë për fillimin e rrënimit të skajshëm të besimit dhe kredibilitetit që kishte policia e vendit te qytetarët e Kosovës.

Sipas tyre, këto shifra të raportuara janë vetëm edhe një argument plus për depërtimin e madh të korrupsionit dhe krimit te organizuar në radhët e policisë, për çka edhe po kërkohet që edhe në këtë institucion duhet filluar një rishikim dhe pastrim i plotë nga krimi e korrupsioni.

E pastrimi nga kjo strukturë që ka filluar të bëhet virus i rrezikshëm mundë të arrihet vetëm përmes ligjit Vetting, që po del të jetë tepër i domosdoshëm edhe në policinë e Kosovës.

Kështu thotë për “Kosova Sot Online” edhe analisti politik, Reshat Badallaj.

Image
Reshat Badallaj

“Mjerisht është shumë e hidhur por është shumë e vërtetë se në policinë e Kosovës ka shumë korrupsion. Mirëpo, korrupsioni duhet goditur në kokë dhe kokat e krimit në Kosovë janë kryebanditët e majave të shtetit. Në cilin vend të botës, gjeni vetëm një shtet qoftë edhe në Afrike, që vidhen mallra me vlerë në lokalet e policisë, drogë, ari, e kush e di se çka tjetër, e të mos zbulohet askush, dhe kjo nuk lë dyshim që të mos jenë të lidhur me kryebanditët e majave të shtetit. Pra, këtu e kanë epiqendrën kriminilatiti i kanaleve të nëntokës kriminale”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Badallaj thotë se shumë prej policëve janë punësuar me ndihmën e familjarëve të tyre.

“Këta të shkretët, policët e thjeshtë, kanë qenë dhe janë argat të politikës ditore, pra të këtyre kryebanditëve. Qofsha i gabuar por ka polic që as nuk dinë të nënshkruajnë, vetëm që është i punësuar nga ana këtyre kryemafiozve të majave të larta. Pra, do të duhej të ju vihet një fshesë që nga lartë e deri te polici i fundit që nuk di as të nënshkruaj dhe që i kanë hy zanatit të huaj. Janë të pa arsimuar dhe këtu duhet aftësi dhe zgjuarsi mendore dhe jo të luftohet me dajak në krah, ta zëmë si rasti i Zhurit, shkojnë i fusin hundët ku nuk duhet dhe pastaj i zë hataja. Shikoni se si ka humbur tani besimi i qytetarëve në policinë e Kosovës dhe në sistemin e kalbur gjyqësor, që na qitën hije të zezë si emër në botën e qytetëruar, dhe kjo pa më të voglin dyshim derdh ujë në mullirin e hasmit”, shton Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Prandaj, sipas tij vetëm një Veting i thellë edhe në policinë e Kosovës, do ta pastronte këtë institucion dhe e kthen besimin qytetar.

“Ne me kohë dhe shumë herët kemi kërkuar të futet VETTING-u, por të futet që të pastrohen qelbësirat, jashtëqitjet dhe mbeturinat që nga majat e larta të pushtetit, sistemi i i kalbur gjyqësor që janë bërë, dhe te policia, sepse zinxhiri është shumë i trash dhe hallka duhet këputur që nga maja deri te bishti, sepse kazani është i mbushur shumë me qelbësira dhe jashtëqitje”, shprehet Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Po, nuk u bë ky pastrim përmes Vetting-ut, Badallaj thotë se korrupsioni do të vazhdojë.

”Tani rastin ideal e ka për të vepruar Qeveria e Albin Kurtit, që ti pastron këto mbeturina, pra të gjithë shkelësit e ligjit që janë të lidhur me qelbësirat e majave të shtetit dhe argatët e tyre, policët, sepse nuk kanë frikë nga askush, prandaj shkelet edhe nuk respektohet as ligji e as Kushtetuta”, përfundon analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)