Opozita e përkrah zgjatjen buxhetore edhe për një muaj
Grupi Parlamentar i PDK’së, AAK’së e Nismës ka votuar propozimin për shqyrtimin e zgjatjes buxhetore.
Akoma nuk ka dalë projektligji për buxhet në Kuvend, e pozita ka kërkuar që të bëhet zgjatja e buxhetit të vitit të kaluar.
Mocioni u votua me 99 vota pro dhe asnjë kundër.
Ndërkaq të gjithë deputetët më pas kanë votuar edhe për zgjatjen buxhetore.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza tha se e dinë rëndësinë e zgjatjes buxhetore, prandaj nuk do të dalin kundër.
(Kosova Sot Online)