Ja kush e kërkon burgosjen e Rexhep Hotit, këto janë akuzat e rënda...

  • 15 February 2020 - 07:31
Ja kush e kërkon burgosjen e Rexhep Hotit, këto janë akuzat e rënda...

“Grupi i parë i të emëruarve kundërligjshëm u shkarkua dhe ky është një veprim për ta mbështetur. Rexhep Hoti u shkarkua nga kryeministri Kurti, dhe kjo fushatë shkarkimesh siç po duket do shkojnë deri në fund, por njëkohësisht këto masa duhet të shoqërohen edhe më dërgimin e rasteve në prokurori, derisa të përfundojnë prapa grilave”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online” .

Analistët politikë po vazhdojnë ta mbështesin vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit, Albin Kurti për shfuqizimin e vendimit të qeverisë së Ramush Haradinajt për rritjen e pagave për 100% për kryeministrin dhe kabinetin qeveritar.

Gjithashtu, sipas analistëve një vendim tjetër pozitiv është ai për shkarkimin e të gjithë të të ashtuquajturve koordinator nacionalë, pozita këto të shpikura nga Qeveria Haradinaj për emërimin e militantëve partiakë nga subjektet politike që përbënin koalicionin qeverisës të PAN-it.

E njëri ndër ta, i cili i kushtoi mijëra euro buxhetit të Kosovës, ishte edhe Rexhep Hoti, i ashtuquajturi Koordinator Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport, i akuzuar shpesh herë nga analistët e shumtë, edhe nga shoqëria civile, si një nga zhvatësit më të mëdhenj të buxhetit të Kosovës, pasi paga mujore e Rexhep Hotit arrinte në 1270 euro, pa përfshirë edhe këshilltarët, asistentët dhe stafin, kurse me dhjetëra mijëra euro i kishte shpenzuar edhe në emër të drekave dhe udhëtimeve zyrtare.

E lidhur me këtë rast, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Ragip Guraziu, i cili kërkon që ish koordinatori Hoti të hetohet për të gjitha abuzimet me detyrën e tij zyrtare dhe të dërgohet në “pushim” prapa grilave.

Image
Ragip Guraziu

“Qeveria ne ikje kësaj aktuale tani i nxori shumë punë Kryeministrit Kurti këto dit. Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, në mbledhjen e mbajture ditën e mërkurë ka marr vendim për shfuqizimin e vendimit të qeverisë së Ramush Haradinajt, për rritjen e pagave për 100% për kryeministrin dhe kabinetin qeveritar. Po ashtu një vendim tjetër pozitiv i qeverisë Kurti, ka qenë edhe shkarkimi i të ashtuquajturve koordinator nacionalë, pozita këto të shpikura nga Qeveria Haradinaj për emërimin e militantëve partiakë. E njëri ndër ta, i cili i kushtoi miliona euro buxhetit të Kosovës, ishte edhe Rexhep Hoti, i ashtuquajturi Koordinator Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport, i akuzuar nga opinioni publik si një nga zhvatësit më të mëdhenj të buxhetit të Kosovës”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, derisa po dalin në shesh abuzimet me buxhetin e shtetit, me qindra mijëra euro me fakte të pa mohueshme nga burimet zyrtare në Qeveri, është urgjente që Hoti të hetohet, të nxirret para gjyqit dhe të dënohet.

“Sepse nuk mundë të arsyetohen të gjitha ato shpenzime vetëm me një shkarkim nga pozita. U zbuluan edhe pagat mujore e Rexhep Hotit, që arrinte në 1270 euro, pa përfshirë edhe këshilltarët, asistentët dhe stafin. Përveç shkarkimit, të nis edhe një hetim ndaj Rexhep Hotit dhe të tjerëve, dhe të gjithë së bashku duhet të përfundojnë prapa grilave sepse nuk kanë bërë gjë tjetër veç se e kanë zhvatur me fund e deri në palcë buxhetin e varfër të Kosovës”, thotë analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu beson që shkarkimi i këtyre koordinatorëve, është vetëm fillimi i realizimit i ballafaqimit konkret me njerëzit e krimit të instaluar në institucione nga koalicioni PAN, kështu që ditët në vijim duhet të presim edhe veprime të tjera, shkarkime dhe dërgim të kërkesave në prokurori që të fillohet hetimi ndaj tyre.

“Grupi i parë i të emëruarve kundërligjshëm u shkarkua dhe ky është një veprim për ta mbështetur. Rexhep Hoti u shkarkuar nga kryeministri Kurti, dhe kjo fushatë shkarkimesh siç po duket do shkojnë deri në fund, por njëkohësisht këto masa duhet të shoqërohen edhe më dërgimin e rasteve në prokurori, derisa të përfundojnë prapa grilave. E nëse ka fakte duhet të kërkohet përgjegjësi edhe ndaj kryeministrit Haradinaj sepse pa qenë në dijeni edhe vet ish kryeministri Haradinaj kjo nuk do të kishte mundur të ndodhë. Jo rastësisht thuhet fjala popullore: matë 3 herë e preje njëherë, prandaj është dashur të mendohet mirë kryeministri kur i ka bërë këto emërime”, përfundon analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)