Kolegët e lajmërojnë në polici zyrtarin e burgut të Dyzit, po përdorte drogë

  • 16 February 2020 - 09:33
Kolegët e lajmërojnë në polici zyrtarin e burgut të Dyzit, po përdorte drogë

Forca të shumta policore janë parë mbrëmjen e së shtunës në burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës. Aryesja ishte që të zihej me lëndë narkotike një zyrtar i lartë i këtij burgu.

Personi R.J po përdorte marihuanë. Ai u paraqit në polici nga vet kolegët e tij.

I njejti është arrestuar nga ana e zyrtarëve policor të Kosovës si dhe është supsenduar nga puna.

Ndërkohë gjatë kontrollit, policia ka bastisur vetyrën e zyrtarit. Në të është gjetur lëndë narkotike. Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)