Fatmir Sejdiu: Është obligim i neve të gjallëve, të mos harrojmë ata që u sakrifikuan për ne

  • 17 February 2020 - 08:58
Fatmir Sejdiu: Është obligim i neve të gjallëve, të mos harrojmë ata që u sakrifikuan për ne

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare ka thënë se kjo ditë shënon epokën e re të ecjes dhe zhvillit të saj, por edhe sfidave të shumta dhe jo të lehta.

Ndërsa, ka shtuar se është obligim i të gjithëve të gjallëve që të mos harrojmë ata që dhanë jetën dhe sakrifikuan për ne.

Ky është postimi i plotë:

Të dashur miq,

Sot u mbushën dymbëdhjetë vjet nga dita kur u shpall Pavarësia e Kosovës.
Ishte dhe mbeti kjo ditë e gëzimit për gjithë njerëzit që e dashtën dhe punuan për Lirinë e Kosovës dhe Pavarësinë e saj.

Kjo ditë shënon epokën e re të ecjes dhe zhvillimit të saj, por edhe sfidave të shumta dhe jo të lehta.

Paralelisht është obligim i gjithë neve të të gjallëve të mos harrojmë asnjëherë të gjithë ata që u shkrinë dhe sakrifikuan për të.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe njerëzit e mrekulluashëm të saj!

(Kosova Sot Online)