I hidhëruar që iu hoq fotografia, Thaçi nuk shkon në seancën solemne që drejtohet nga Vjosa Osmani

  • 17 February 2020 - 11:30
I hidhëruar që iu hoq fotografia, Thaçi nuk shkon në seancën solemne që drejtohet nga Vjosa Osmani

Presidenti Hashim Thaçi po mungon në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës. 

Ka nisur seanca solemne e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me fjalën e kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Në seancën e sotme mungon presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Ai së fundmi ka qenë temë brenda Kuvendit, pasi kryeparlamentarja Osmani, me të marrë detyrën, e zhvendosi fotografinë e tij nga kabineti i saj.

Këtë vit kanë munguar edhe liderët e Shqipërisë, e nuk merr pjesë as kryeministri Edi Rama, i cili një vit më parë kishte mbajtur edhe fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Si mysafirë specialë janë parë krerët e institucioneve të sigurisë e përfaqësuesit fetarë të vendit.

(Kosova Sot Online)