I hyjnë në restorant dhe ia vjedhin krejt aparaturën e lokalit

  • 17 February 2020 - 12:18
I hyjnë në restorant dhe ia vjedhin krejt aparaturën e lokalit

Të shtunën në një restorant në Ferizaj, persona të panjohur kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur aparaturën e restorantit.

Rasti ka ndodhur të dielën në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj.

Viktima ka raportuar në polici se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e tij, ku i kanë vjedhur të gjithë aparaturën e nevojshme për restorant.

(Kosova Sot Online)