Haziri i tronditur nga tragjedia në Gjilan: Lusim Zotin të mos përsëritet

  • 18 February 2020 - 15:18
Haziri i tronditur nga tragjedia në Gjilan: Lusim Zotin të mos përsëritet

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur tronditjen e thellë pas tragjedisë që ndodhi sot në Gjilan, ku humbën jetën pesë persona.

Kryetari Haziri, me këtë rast, ka mbledhur organet emergjente  të sigurisë dhe drejtësisë, duke marrë përsipër menaxhimin e situatës rëndë.

“Komuna e Gjilanit e bashkëndjen dhembjen  e madhe me familjen e gjerë dhe e lusim Zotin që raste të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka thënë Haziri.

(Kosova Sot Online)