RIKTHEHET UEFA Champions League ekskluzivisht në KUJTESA !

  • 18 February 2020 - 16:09
RIKTHEHET UEFA Champions League ekskluzivisht në KUJTESA !

Pas një pritje shumë të gjatë, Liga e Kampionëve është rikthyer, dhe ndejshet hapëse të këtij rundi të 16-të të Ligës së Kampionëve mund të jenë klasikë të mundshëm.

Rundi i eliminimit direkt fillon sot, të Martën, me Kampionin aktual Liverpool që vizitojnë Atletico Madrid ndërsa Borussia Dortmund pret Paris Saint-Germain para tifozëve të saj të flakët. Të dyja këto ndeshje do të transmetohen vetëm në kanalet e Kujtesa Sport nga ora 21:00. 

Ndërsa befasia e këtij rundit, Atalanta do ta pret Valencian në San Siro dhe të dy ekipet kanë shanca të barabarta për të kaluar në fazën e qerek finaleve. Në ndeshjen tjetër të ditës së Mërkurë Tottenham i Mourinho pret Leipzig me bomberin Timo Werner në krye të një ndeshje shumë të barabartë. Gjithashtu edhe këto dy ndeshje do të transmetohen vetëm në kanalet e Kujtesa Sport, të Mërkurën me 19 Shkurt, nga ora 21:00. 

Për më shumë, analizat sportive mund t’i ndiqni në emisionin ekskluziv të Kujtesa Sport StudioChampions të UEFA Champions League para ndeshjeve në ora 20:00 dhe pas ndeshjeve në ora 23:00, në KSPORT 1 dhe T7; emision i cili realizohet nga ekipa profesionale e analistëve dhe komentatorëve të Kujtesa SPORT. 

Gjithashtu, rundi i 32-të i eliminimit direkt në UEFA Ligën e Europës fillon ditën e Enjte, m 20 Shkurt, me 16 ndeshje të zjarrta që fillojnë në dy orare 18:55 dhe 21:00. Ne këtë rund ka ekipe te njohura si Manchester United, Arsenal, Inter, Porto, Benfica të cilat do të ndeshen për titullin e UEFA Ligës së Europës. 

(Kosova Sot Online)