Momenti kur nxirren trupat e pajetë të familjes në Gjilan

  • 18 February 2020 - 18:26
Momenti kur nxirren trupat e pajetë të familjes në Gjilan

Pesë trupa të pajetë u gjetën pasditen e së martës në një shtëpi në Gjilan. Sipas dyshimeve të para nga vendngjarja, Valdete Bllaca, zyrtare e Policisë së Kosovës, ka shtënë me armë zjarri drejt prindërve dhe dy vëllezërve të saj.

Deri më tani janë dhënë dy versione për vrasjet, një nga fqinjët e një nga organet kompetente. Ndërkaq, ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri te vrasja e katërfishtë e më pas vetëvrasja në familjen Bllaca.

Mësohet se vetëm dy nga trupat e familjes Bllaca janë larguar nga shtëpia, ndërsa të tjerët po qëndrojnë ende në shtëpi.

Ekipet e Hetuesisë dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore po vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)