Nesër protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi kundër sjelljes së tij ndaj lypësit

  • 18 February 2020 - 19:43
Nesër protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi kundër sjelljes së tij ndaj lypësit

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut nesër do të protestojë siç thuhet ndaj sjelljes abuzive të avokatit Tomë Gashi, ndaj një lypësi në Prishtinë.

“Nesër me datë 19.02.2020 (e mërkurë) në ora 12:00 ftojmë të gjithë aktivistët dhe qytetarët e Kosovës që të mblidhen para zyrës së Avokatit Tomë Gashi ( Rr.Rexhep Luci, afër Kino ABC) për të protestuar sjelljen abuzive dhe shkeljen e të drejtës themelore për dinjitet “- shkruan në njoftimin e kësaj organizate.

Avokati Tomë Gashi është parë duke shqelmuar paratë dhe abuzuar verbalisht një person i cili po kërkonte lëmoshë në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë

Image


(Kosova Sot Online)