Thaçi e përgëzon Grenellin: Rick të uroj sukses në misionin e ri
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përgëzuar Emisarin Special të Presidentit Trump, Richard Grenell për marrjen e detyrës së Drejtorit të Përkohshëm të Inteligjencës Kombëtare.
Thaçi përmes Twitterit ka shkruar se emërimi i Richard Grenell nga Presidenti Trump është një zgjedhje shumë e mirë.
“Një vendim shumë i mirë nga Presidenti Donald Trump për ta emëruar Richard Grenellin si Drejtor i Përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare. Ambasadori Grenell ka bërë një punë të shkëlqyeshme si i Dërguar Special në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Rick të uroj sukses të madh në misionin tënd të ri për të mbajtur ShBA-në dhe botën të sigurtë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
A great pick by @realDonaldTrump to appoint @RichardGrenell as acting Director of National Inteligence. Ambasador Grenell has done a terrific job as SE on the dialogue between Kosovo & Serbia. I wish you Rick great success in your new mission to keep USA and the world safer. https://t.co/qLEzxTyVYx
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) February 20, 2020
Presidenti amerikan, Donald Trump dje njoftoi se ka emëruar ambasadorin amerikan në Gjermani njëherit edhe i dërguari special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi si Drejtor të Përkohshëm të Inteligjencës Kombëtare.
(Kosova Sot Online)