E thotë eksperti i sigurisë: Kështu po goditet koka e krimit në drejtësi...

  • 22 February 2020 - 16:05
 E thotë eksperti i sigurisë: Kështu po goditet koka e krimit në drejtësi...

“Shkelja e ligjit përbënë krim, kuptohet shkelja e nivelit që përbën krim. Shkelësit e ligjit janë kriminel. Kriminelët kanë partinë e vetë e kjo është partia e krimit. Kriminelët mundë të jenë kamufluar si PDK, LDK a VV po në fakt këta i përkasin partisë së tyre të vetme, partisë së krimit. Goditja e kriminelëve është goditje e partisë së krimit dhe ndihmesë në funksionimin e PDK-së, LDK-së, VV-së a ndonjë partie tjetër”, thotë Meha për “Kosova Sot Online”.

 

Image
Xhevat Meha

Eksperti i fushës së sigurisë, Xhevat Meha e konsideron goditje të rëndë dhe shumë serioze ndaj ish aktorëve të PDK-së dhe ish koalicionit PAN, vendimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për anulimin e provimin për noterë, proces ky i zhvilluar gjatë mandatit të kaluar.

“Por si qytetar i Kosovës vlerësoj se nëse janë shkelur ligjet e Kosovës, emërimi duhet anuluar. Sigurisht se jo të gjithë të emëruarit kanë qenë në lidhje nepotiste a lidhje tjera të interesit por ka pasur edhe individ të merituar dhe të ndershëm. Mirëpo do të ishte komprometuese edhe për këta që janë të emëruar nga një proces i cili nuk ka shkuar në përputhje me ligjet e Kosovës”, thotë njohësi i fushës së sigurisë, Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse në opinion ky anulim po konsiderohet goditje dhe hakmarrje ndaj PDK-së, pasi Ministrinë e drejtësisë e ka drejtuar ky subjekt politik, Meha thotë se anulimi i konkursit për noterët do të shërbejë për të marr mësim të mirë në të ardhmen edhe këtij subjekti politik, për të respektuar ligjet dhe kushtetutën e vendit. 

“Në lidhje me atë se anulimi i emërimit a do të ishte goditje për PDK-në, unë them se nëse nuk janë shkelur ligjet e Kosovës anulimi nuk do të ishte goditje për PDK-ne por do të ishte ndihmesë për PDK-në. Shkelja e ligjit përbënë krim, kuptohet shkelja e nivelit që përbën krim. Shkelësit e ligjit janë kriminel. Kriminelët kanë partinë e vetë e kjo është partia e krimit. Kriminelët mundë të jenë kamufluar si PDK, LDK a VV po në fakt këta i përkasin partisë së tyre të vetme, partisë së krimit. Goditja e kriminelëve është goditje e partisë së krimit dhe ndihmesë në funksionimin e PDK-së, LDK-së, VV-së a ndonjë partie tjetër”, deklaron Meha për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)