Dalin emrat/ Kush është shoferi i aksidentit tragjik me dy sirianë të vdekur dhe 8 të plagosur

  • 23 February 2020 - 10:30
Dalin emrat/ Kush është shoferi i aksidentit tragjik me dy sirianë të vdekur dhe 8 të plagosur

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Gramsh ku humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 8 të tjerë. Mësohet se 28 vjeçari i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë”, është Mikel Gjeli.

Ai ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë të thellë. Ndërkohë shtetasit e plagosur janë sirianët: Syrjan Hamat 32-vjeç, Ali Qerredi 24 vjeç, Seif Azxherbahit 23-vjeç, Arnaif Merzhid 40-vjeç, Muhamet Nurhisi 33-vjeç, Abdyl Aliasiu 26-vjeç dhe një person tjetër emri i të cilit nuk bëhet i ditur. 

Aktualisht ata ndodhen në spitalin e Traumës, ku po marrin trajtimin e mjekëve, pasi kanë marrë dëmtime të rënda në trup. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çekrez, ku automjeti ka rënë nga një lartësi prej 140 metrash.

(Kosova Sot Onlin)