Përhapja e koronavirusit/ Ushtria e armatosur blindon rrugët në Veri të Italisë

  • 24 February 2020 - 12:19
Përhapja e koronavirusit/ Ushtria e armatosur blindon rrugët në Veri të Italisë

Brenda 24 orëve numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali është dyfishuar, nga 76 shkoi në 153. Sëmundja që ka marrë deri tani 5 jetë njerëzish në vendin fqinj po avancon, duke mbjellë panik mes popullsisë vendase, por edhe shqetësim të madh jashtë kufijve.

Italia tani rezulton e treta pas Kinës (me 78.811 të prekur e 2.462 të vdekur) dhe Koresë së Jugut (602 të prekur, 4 vdekje), në klasifikimin botëror të vatrave të Covid-19.

Për të mbërritur në këtë pozicion, u deshën vetëm tre ditë. Rastet më të shumta janë regjistruar në Lombardi. Tre persona kanë rezultuar pozitiv në Milano ndaj virusit, përfshirë dhe një dermatolog. Mediat vendase kanë nxjerrë dhe hartën e zonave “të kuqe” ku shpjegohet në mënyrë të detajuar se cilat janë vendet e goditura nga virusi. 

Ushtria e armatosur ka dalë në rrugë për të mos lejuar lëvizjen e njerëzve me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës. Deri tani, ka një panik të shtuar te qytetarët.

Viktima e tretë e tij ishte një grua 68 vjecare në Krema, e cila ishte e sëmurë me kancer. Forcat e rendit kanë izoluar 11 komuna mes Lombardisë dhe Venetos, duke vënë në një farë mënyrë në karantinë 50 mijë vetë. Në mjaft zona janë mbyllur universitete e shkolla, muze e teatre, ndërsa karnavalet e Venecias janë pezulluar për të paktën 7 ditë.

(Kosova Sot Online)