Një mjek italian me koronavirus, izolohet hoteli spanjoll

  • 25 February 2020 - 11:54
Një mjek italian me koronavirus, izolohet hoteli spanjoll

Një hotel në Ishujt Kanare të Spanjës është izoluar pasi një mjek italian që ndodhej në të si mysafir doli të jetë i infektuar me koronavirus.

Mediet spanjolle raportuan se nga qindra mysafirët e hotelit u kërkua që të qëndrojnë në dhomat e tyre përderisa po kryheshin testet mjekësore.

Besohet se mjeku italian vinte nga rajoni verior i Lombardisë, pikërisht në vendin ku janë shënuar më së shumti raste të koronavirusit në Itali.

Një mysafir i këtij hoteli e ka fotografuar një letër të lënë nën derë, në të cilën shkruhej: “Ju njoftojmë me keqardhje se për arsye shëndetësore, hoteli është mbyllur. Deri në njoftimin e autoriteteve, ju duhet të qëndroni në dhomat tuaja.”

Mediet spanjolle raportuan se forcat e sigurisë nuk po i lejojnë mysafirët që të largohen nga hoteli, shkruan “BBC”.

Mjeku italian është vendosur në izolim dhe atij do t’i bëhet një test i dytë për ta konfirmuar infektimin.

Italia e ka tash për tash numrin më të madh të personave të infektuar me koronavirus në Evropë me 231 raste.

(Kosova Sot Online)