Shtatorja e senatorit amerikan Bob Dole së shpejti vendoset në Prishtinë
Ambasadori i SHBA’së në Prishtinë, Philip Kosnett, i ka dorëzuar sot senatorit amerikan Bob Dole një fotografi të shtatores që do të vendoset në Prishtinës së shpejti.
Një lajm të tillë e ka dhënë vetë ambasadori Kosnett përmes një njoftimi në twitter.
“Ishte kënaqësi që t’ia dorëzoja personalisht një foto të shtatores së Senatorit Bob Dole e krijuar nga Luan Mulliqi, e cila do të zbulohet së shpejti në Prishtinë. Njeri i mrekullueshëm”, ka shkruar Kosnett në twitter.
Vendimi për ndërtimin e një shtatore për një prej miqve më të mëdhenj të Kosovës ishte marrë më 22 korrik të vitit të kaluar me rastin e ditëlindjes së senatorit Dole.
Vetë senatori ishte ndjerë jashtëzakonisht i lumtur për lajmin e që kishte marrë rreth ndërtimit të një shtatoreje në Prishtinë.
It was my pleasure to deliver in person a photo of the statue of @SenatorDole created by Luan Mulliqi which will be unveiled soon in #Pristina. Remarkable man! https://t.co/2rA9NntWfE
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) February 25, 2020
(Kosova Sot Online)