Infektologu Krasniqi tregon si mund të transmetohet koronavirusi

  • 25 February 2020 - 22:40
Infektologu Krasniqi tregon si mund të transmetohet koronavirusi

Infektologu Valbon Krasniqi, ka treguar se si mund të transmetohet koronavirusi.

“Një numër i madh i rasteve janë infektuar nga prekja e gjësendeve të kontaminuara, ende nuk e kemi të qartë nëse virusi bartet me spërkatje të kollitjes apo nga ajri”, është shprehur Krasniqi.

Ai tha se ende po bëhen studime, pasi mjekët janë në fazat e para të studimeve ende nuk dihen detaje rreth epidemisë.

“Nuk mundemi me thanë se është një epidemi , ky është virus i ri, këto janë studimet e para, përveç studimeve gjenetike ka edhe shumë sene për t’u zbuluar”, ka thënë infektologu Krasniqi.

Tutje, ai tha se nuk ka nevojë për panik.

“Nuk ka nevojë për panik, vetëm 2 mijë raste janë jashtë regjioneve të Kinës nga ku doli epidemia”.


(Kosova Sot Online)