Hoti i kërkon Kurtit vendimin për taksën: Jemi në limit të kohës

  • 26 February 2020 - 10:33
Hoti i kërkon Kurtit vendimin për taksën: Jemi në limit të kohës

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja e paqes me Serbinë arrihet vetëm përmes dialogut të udhëhequr nga qeveria e Kosovës.

Hoti ka shkruar në Facebook se pengesat e vetë shkaktuara na përjashtojnë nga ky proces duke aluduar në taksën e vënë nga qeveria Haradinaj ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Hoti edhe njëherë ka kërkuar që Kryeministri Kurti të marrë vendim për taksën pasi që limiti kohor po kalon.

“Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes (të mirë) për vendin.Pengesat e vetë shkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmonjnë, përkundrazi. Jemi në limit të kohës që të bëhemi pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendi tone”, ka shkruar Hoti në Facebook.

(Kosova Sot Online)