Haradinaj: Jam për shkarkimin e Thaçit, por edhe dërgimin e Kurtit në zgjedhje

  • 26 February 2020 - 20:58
Haradinaj: Jam për shkarkimin e Thaçit, por edhe dërgimin e Kurtit në zgjedhje

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka komentuar publikimin e dokumentit Thaçi-Rasmussen të cilën e bëri publike kryeministri Albin Kurti.

“Unë jam për shkarkimin e Thaçit sot, por edhe dërgimin e Kurtit në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj shtoi se qasja e Kurtit është e dëmshme për vendin, duke e quajtur atë mashtrues.

 “Qasja e Kurtit është e dëmshme për vendin, është mashtrues dhe po shkon në drejtim të gabuar. Cilit Kurt mi besua atij që e shpallke tradhtar të kombit Shpend Ahmetin pse ia jepte dorën Hashim Thaçit, a Kurtit që i thotë Thaçit po i bashkojmë potencialet patriotike dhe intelektuale. Ndryshimet e qëndrimeve të tij 100% e bëjnë atë mashtrues”, tha Haradinaj.

Duke folur për shkarkimet nga Qeveria Kurti, Haradinaj tha se “ka plot që e meritojnë me u shkarkua, por ka edhe të atillë që janë profesionistë”.

Më tej Haradinaj shtoi se e ka mirëpritur zvogëlimin e Qeverisë.

(Kosova Sot Online)