Të rinjtë e partisë së Haradinajt me aksion para qeverisë rreth taksës

  • 27 February 2020 - 15:46
Të rinjtë e partisë së Haradinajt me aksion para qeverisë rreth taksës

Të rinjtë e partisë së Ramush Haradinajt janë duke i vazhduar aksionet përpara objektit të qeverisë së Kosovës si shenjë proteste kundër heqjes së taksës 100% ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

 Derisa para pak ditësh kishin hedhur vetëm një kuti të improvizuar plazmash brenda ndërtesës dhe kishin vendosur disa parulla në rrethojat e objektit të qeverisë, sot kanë vendosur dy improvizime të kryeministres Ana Brnabiq dhe Albin Kurtit.

(Kosova Sot Online)