Ja bordi i radhës që do të shkarkohet nga Qeveria Kurti

  • 27 February 2020 - 18:34
Ja bordi i radhës që do të shkarkohet nga Qeveria Kurti

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin nesër do të marrë vendim për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës”, Infrakos.

Pas Bordit të Telekomit të Kosovës, Qeveria në krye me Albin Kurtin pritet që të marrë vendim për shkarkimin e Bordit të ndërmarrjes publike Infrakos.

Kjo pikë është e katërta në rend të ditës.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos”.

Ky vendim vjen pasi që sipas raportit të performancës, në dy vitet e fundit kjo ndërmarrje ka operuar me humbje.

(Kosova Sot Online)