Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

  • 28 February 2020 - 07:42
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi. Fjala është për 42-vjeçarin, Marjan Velçkoviç, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se i njëjti po kërkohet për  veprat penale: ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Legalizim i përmbajtjes së rreme’.

Për çdo informatë që mund të çojë në arrestimin e të dyshuarit, mund të kontaktoni policinë në numrat: 192 ose 080019999 (pa pagesë).

Image

(Kosova Sot Online)