Ja kush e thotë: Hashim Thaçi dëshmitar i mbrojtur i Gjykatës Speciale, ja roli i tij...

  • 29 February 2020 - 07:56
Ja kush e thotë: Hashim Thaçi dëshmitar i mbrojtur i Gjykatës Speciale, ja roli i tij...

“Sado që përmbajtja e aktakuzave, për momentin mbetet konfidenciale, përveç nëse ndërkohë konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake, tanimë ka gjasa të nisin edhe aktakuzat e para nga Gjykata Speciale. Dhe megjithëse ende nuk dihet saktësisht, se kush mundë të jenë të akuzuarit e parë nga Specialja, një gjë tanimë duket të jetë e sigurt se me gjithë rëndimet e mëdha akuzuese, Presidenti aktual, Hashim Thaçi jo vetëm se nuk do të jetë ndër të akuzuarit e parë, por as i akuzuari kryesor, për të cilin mendohet se do të përdoret kryesisht si dëshmitar i mbrojtur”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Prokurori i Specializuar së fundi ka njoftuar Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, se ka ndërmend të fillojë procedime penale para Dhomave të Specializuara dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin. Dhe në lidhje me këtë, kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin dhe Rregulloren për caktimin e Gjykatësve të Dhomave të Specializuara nga Regjistri i Gjykatësve Ndërkombëtarë për të shqyrtuar aktakuzat e dorëzuara nga Prokurori i Specializuar. Për këtë hap të Gjykatës Speciale, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Gani Qarri. Sipas Gani Qarrit, pavarësisht pritjeve dhe dyshimeve të mëdha që kanë ekzistuar deri më tani se një ndër kokat e para që do të goditet do të jetë edhe figura e Hashim Thaçit, ai do të anashkalohet nga ndjekja penale, por do të jetë vetëm në prapaskenë në rolin e dëshmitarit të mbrojtur.

Image
Gani Qarri

“Sado që përmbajtja e aktakuzave, për momentin mbetet konfidenciale, përveç nëse ndërkohë konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake, tanimë ka gjasa të nisin edhe aktakuzat e para nga Gjykata Speciale. Dhe megjithëse ende nuk dihet saktësisht, se kush mundë të jenë të akuzuarit e parë nga Specialja, një gjë tanimë duket të jetë e sigurt se me gjithë rëndimet e mëdha akuzuese, Presidenti aktual, Hashim Thaçi jo vetëm se nuk do të jetë ndër të akuzuarit e parë, por as i akuzuari kryesor, për të cilin mendohet se do të përdoret kryesisht si dëshmitar i mbrojtur”, thotë analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Kjo sipas tij dëshmohet edhe më faktin se PDK-ja ka qenë subjekti kryesor politik insistues që në parlament të votohet Gjykata Speciale.

“Sepse ishin garancitë e siguruara me kohë për mos arrestimin dhe gjykimin e Thaçit i cili në atë kohë ishte kryeministër vendi dhe kryetar i PDK-së. Për vet faktin se udhëheqësit e PDK-s, insistuan me këmbëngulje dhe bënë presion edhe tek të tjerët për formimin e Gjykatës Speciale, duket se prijësi i tyre z. Hashim Thaçi do të shpërblehet duke mos u akuzuar drejtpërsëdrejti dhe trajtuar vetëm si dëshmitar konfidencial. Ndaj unë nuk pres as shohë arsye që edhe pas ngritjes së akuzave, nëse vërtetë Hashim Thaçi nuk akuzohet, të pësojë ndonjë tronditje skena aktuale politike në Kosove, kur dihet se prijësit dhe organizuesit e mundshëm të trazirave, nuk janë më as në pushtet dhe e kanë votuar vet me "aklamacion" këtë gjykatë”, përfundon analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)