Lajm i mirë për Shqipërinë: Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave

  • 02 March 2020 - 11:04
Lajm i mirë për Shqipërinë: Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave

Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Shqipërisë.

Në progresraportin e publikuar këtë të hënë, Komisioni thotë se Shqipëria meriton nisjen e bisedimeve. “Duke parë përparimet domethënëse dhe plotësimin e kushteve të vendosura unanimisht nga Këshilli në qershor 2018, Komisioni rekomandoi në paketën e zgjerimit për vitin 2019 që Këshilli Evropian të nisë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë.

Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj për të arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në pikat kyçe të identifikuara në përfundimet e Këshillit në qershor 2018. Si rezultat e kësaj, rekomandimi i Komisionit në vitin 2019 për hapjen e negociatave me Shqipërinë mbetet i vlefshëm”, thuhet në progresraport.

(Kosova Sot Online )