“Pazarin për shtëpi e kryen vetë”, 5 fakte që nuk i keni dëgjuar më parë për Angela Merkel

  • 04 March 2020 - 08:19
“Pazarin për shtëpi e kryen vetë”, 5 fakte që nuk i keni dëgjuar më parë për Angela Merkel

Angela Merkel, gruaja më e fuqishme në botë, mban lidhje të forta me shtetet fqinje por edhe me gjerë. Gjithashtu, bën pjesë në grupin e liderëve më me ndikim në botë.

Gjatë udhëqjes së Merkelit shumë gjëra ndryshuan në favor të shtetit gjerman, si rritja e ekonomisë, hapja e shumë vendeve të punës, përparim në reformat shëndetësore, etj.

Për t’ju njohur më mirë me jetën e saj, kemi zgjedhur disa fakte për jetën e saj, që ndoshta s’i keni ditur.

1. Pazarin për shtëpi e kryen vetë, madje është një kuzhiniere e përkryer dhe gatuan për familjen e saj.

2. Frikësohet jashtëzakonisht nga qenët, madje Vladamir Putin duke e ditur këtë, gjatë një takim me të në Rusi e ka futur një qen të racës Labrador në mbledhje, pas së cilës Angela e ka pranuar se ishte frikësuar.

3. Ajo gjithashtu është një shkencëtare. Pas përfundimit të studimeve, ajo fitoi një doktoraturë për kimi kuantike.

4. Angela Merkel ka mbimerin “Merkel” nga burri i parë i saj, dhe edhe pse është e divorcuar nga ai nuk e ka hequr kurrë.

5. Gjatë një fushate në vitin 2016, ajo e ndali për pak fjalimin për të pirë birrë dhe vazhdoi prapë.

(Kosova Sot Online)