Arrestohet një person në Drenas për dhunë në familje

  • 04 March 2020 - 09:36
Arrestohet një person në Drenas për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Drenas, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Policia ka njoftuar se rasti i dhunës ka ndodhur të martën rreth orës 14 e 45 minuta.

Nuk është raportuar për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)