Kosnett: Shpresojmë që s’do të ketë agjenda politike në komisionin për të vërtetën në Kosovë

  • 04 March 2020 - 11:34
Kosnett: Shpresojmë që s’do të ketë agjenda politike në komisionin për të vërtetën në Kosovë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, është duke marrë pjesë në dialogun publik “Rruga drejt Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”.

Kosnett ka thënë që shpreson që ky komision të punojë me të njëjtin guxim si vendet tjera.

“Është privilegj të jem këtu. Vendet tjera të dala nga lufta kanë përfituar nga komisionet e ngjashme duke krijuar bazë të shëndoshë për pajtimin e ardhshëm ndëretnik. Puna e një komisioni për të vërtetën është përgjegjësi e madhe pasi ka detyrim ndaj atyre që kanë humbur jetën, ndaj atyre që i përkujtojmë”.

Kosnett ka thënë që i jep mbështetje ekipit të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimit në Kosovë, duke shpresuar se nuk do të veprojë në bazë të ndonjë agjende politke.

“Pajtimi nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm ka të bëjë me angazhim të sinqetë për të kaluarën, për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Ne e mbështesim punën duke nënkuptuar që ky ekip do të vazhdojë të veprojë pa ndonjë agjendë politike të përqendrohet në viktima dhe të jetë gjithëpërshirës – të dëgjohet zëri i të gjitha viktimave”.

“Edhe komisioni i Kosovës të punojë me të njëjtin guxim.Mënyra më e mirë për t’i ndrequr të këqijat është duke ndriçuar të vërtetën për to”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)