Kështu ia urojnë serbët e Kosovës ditëlindjen Vuçiqit

  • 05 March 2020 - 09:16
Kështu ia urojnë serbët e Kosovës ditëlindjen Vuçiqit

Një grup qytetarësh serbë në Mitrovicën Veriore ia kanë uruar ditëlindjen e 50 të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një mënyrë jo të zakonshme.

Natën mes të mërkurës dhe të enjtes, menjëherë pas mesnatës, mbështetësit e  Vuçiqit i kanë ndezur disa dhjetëra pishtarë me të cilët e kanë formuar numrin 50, në Sheshin “Mbreti Llazar”, përballë shtatores së këtij mbreti, në qytetin e ndarë të Kosovës.

Ata kanë postuar dhjetëra fotografi në rrjetet sociale dhe një videoregjistrim në Yutube.

Presidenti I Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i mbush sot 50 vjet.

(Kosova Sot Online)