Ky është moti për dy ditët e ardhshme

  • 05 March 2020 - 13:50
Ky është moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në dy ditët e ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës së premte do të shoqërohen me shi. Për shkak të fuqizimit të masave të ajrit, shi me intensitet më të lartë pritet ditën e shtunë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”.

(Kosova Sot Online)