Sot mbahen zgjedhjet e Demokratëve në gjashtë shtete të ShBA-së

  • 10 March 2020 - 10:07
Sot mbahen zgjedhjet e Demokratëve në gjashtë shtete të ShBA-së

Ish-nënpresidenti amerikan dhe njëri prej kandidatëve kryesorë për president të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, po shpreson ta forcojë pozitën si udhëheqës i garës brenda Partisë Demokratike të martën, kur miliona votues në gjashtë shtete do t’i hedhin votat për të zgjedhurin e tyre.

Për kandidatin tjetër, Bernie Sanders, i cili tash për tash ndodhet i dyti në garë, zgjedhjet në Michigan, Washington, Missouri, Mississippi, Idaho dhe Dakotë Veriore do të jenë test shumë i rëndësishëm për kthimin e shkëlqimit, të cilin ia mori ish-zëvendësi i Obama-s pas fitoreve të javës së kaluar.

Bernie Sanders tha se është shumë e rëndësishme për të që të fitojë në Michigan. “Michigan-i është shteti më i rëndësishëm në zgjedhjet e së martës”, tha ai.

Sidoqoftë, sipas një analize të faqes “FiveThirtyEight”, Joe Biden është duke e udhëhequr garën në pesë shtete ku do të ketë zgjedhje sot, ndërsa Bernie Sanders është favorit vetëm në Washington, ku kishte fituar në vitin 2016.

I nominuari i Partisë Demokratike për të garuar kundër presidentit të tanishëm do të dihet në muajin korrik. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në nëntor të këtij viti, shkruan “The Guardian”,

(Kosova Sot Online)