Konjufca në Shkup: Janë të rrezikshme goditjet e Thaçit për BE’në

  • 10 March 2020 - 12:16
Konjufca në Shkup: Janë të rrezikshme goditjet e Thaçit për BE’në

Gazetari britanik, Tim Judah, nga Shkupi citon ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufcën, të ketë thënë se nuk ka konsensus të brendshëm për dialogun.

Kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, po qëndron në Shkup.

Judah ka shkruar në Tëitter se Konjufca sot tha se goditjet që Presidenti Hashim Thaci po ia bën Bashkimit Evropian, janë të rrezikshme.

“Ministri i Jashtëm Konjufca në Shkup: Në dialog nuk ka konsensus të brendshëm apo konsensus mes SHBA’së dhe BE’së, por goditjet e Presidentit Thaci duke thënë se dialogu me BE’në ka përfunduar, janë të rrezikshme”, ka shkruar Judah.

Thaci dje në konferencën për media ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të ketë rol në dialogun Kosovë – Serbi, pa ia liberalizuar vizat Kosovës.

Gjithashtu e ka kritikuar BE’në për mungesë lidershipi dhe për të emëruarit për ndërmjetësim në dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Sipas Thacit, BE’ja nuk është e interesuar në zhvillimet e Ballkanit Perëndimor dhe të Kosovës. 

(Kosova Sot Online)