Dalin rezultatet e fundit për të dyshuarit me koronavirus në Kosovë

  • 11 March 2020 - 08:15
Dalin rezultatet e fundit për të dyshuarit me koronavirus në Kosovë

Virusi kinez Covid-19 apo i njohur ndryshe si koronavirusi i cili ka nisur që me të madhe të shpërndahet në të gjithë botën, ende nuk ka arritur në Kosovë. Të gjitha mostrat e marra nga Instituti Kombëtar deri më sot, kanë rezultuar negative.

“Nga data 08.02.2020 deri më 10.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 75 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, sqarohen nga IKSHP.

Të tetë rastet sa janë analizuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë rezultuar negative.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë mbrëmjes, më 10 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 7 raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19 dhe një rast nga spitali amerikan. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të tetë pacientëve. Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të tetë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në deklaratë.

(Kosova Sot Online)