Prokurori vret gruan dhe veten, ishin martuar para 4 muajve
Një prokuror federal në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara e ka vrarë bashkëshorten, me të cilën ishte martuar para vetëm katër muajve, dhe më pas veten.
Prokurori 43-vjeçar, Timothy Delgado, dhe gruaja e tij, Tamara Delgado, u gjetën të vdekur pas kërkesës së prindërve të gruas për të kontaktuar me vajzën e tyre.
“Ne besojmë se z.Delgado e ka qëlluar bashkëshorten e vet para se ta qëllonte veten”, tha një zyrtar i policisë lokale.
Ky çift jetonte në Granite Bay, 25 milje në veri të Sacramento-s. Delgado punonte si prokuror në Zyrën e Prokurorit të Sacramento-s dhe merrej me rastet e armëve dhe drogës.
Më parë, ai kishte shërbyer edhe si prokuror shtetëror në Kaliforni dhe avokat si pjesë e forcave detare.
Raportohet se gruaja e vrarë është nënë e një vajze dhe një djali të vogël, shkruan “Fox News”.
(Kosova Sot Online)