Lajmin se një pacient është infektuar me koronavirus e mohon edhe IKSHPK

  • 11 March 2020 - 15:39
Lajmin se një pacient është infektuar me koronavirus e mohon edhe IKSHPK

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë duke u testuar 7 mostra dhe në orët e mbrëmjes do të dalin rezultatet.

Deri tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19.

Prandaj, duke qenë që për këto raste nuk ka ende rezultate, lusim mediat dhe publikun që të jenë të durueshëm dhe të marrin informacione nga burimet zyrtare që janë MSh dhe IKSHPK.

Sikurse edhe ditëve të kaluara, publiku në Kosovë do të njoftohet në baza ditore për rastet e testuara për Koronavirus dhe rezultatet e tyre.

(Kosova Sot Online)