Hoti njofton se UP’ja po bën përgatitje për të mbajtur mësim virtual, e quan veprim me mend
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se Universiteti i Prishtinës po bën përgatitje për mbajtjen e mësimit virutal. Kjo masë erdhi si rezultat i rrezikshmërisë së prekjes nga koronavirusi.
“Personeli i Universitetit te Prishtines sot eshte njoftuar per pergatitjet qe po behen per mbajtjen e mesimit virtual”, ka shkruar Hoti.
Tutje, Hoti ka përgëzuar rektoratin për këtë vendim të cilën e ka vlerësuar ‘shumë me mend’ në situatën e krijuar.
“E pergezoj Rektoratin per kete veprim shume me vend ne situaten e krijuar”, ka thënë Hoti.
Hoti shtoi se me padurim e pret kontaktin me studentët e tij për të kompenzuar orët e humbura.
“E pergezoj Rektoratin per kete veprim shume me vend ne situaten e krijuar”, shtoi Hoti.
(Kosova Sot Online)