E thotë analisti i njohur: Veprimet destruktive nga ana e opozitës, rrezikojnë shpërthimin e një zbrazje të re të vendit nga qytetarët

  • 15 March 2020 - 08:57
E thotë analisti i njohur: Veprimet destruktive nga ana e opozitës, rrezikojnë  shpërthimin e një zbrazje të re të vendit nga qytetarët

“Këto janë tema të opozitës që fshihen prapa këtyre çështjeve për t'i arsyetuar hajnitë e tyre. Zhvillimi ekonomik rregullon gjithçka…Në çfarë gjendje të rëndë e kemi shëndetësinë e tema të tjera. Këto janë çështje më urgjente se tema e taksës dhe dialogu me Serbinë”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Mungesa e një akordimi për fillimin e vendimmarrjeve të shpejta, e në interes të përmirësimit të jetës së qytetarëve nga qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, për këtë tremujor të parë të këtij viti, dhe shndërrimi i parlamentit në një arenë të përplasjes akuzave nga më banalet në mes të të zgjedhurve të popullit, me zotimin e tyre se do të punojnë vetëm për mirëqenien qytetare, sipas analistit politik Faik Krasniqi, ka rrezik që të nxis shtimin e disponimit të qytetarëve për të ikur në mënyrë masive jashtë vendit, përsëritje e një eksodi të ngjashëm që e kemi pasur edhe në vitin 2014.

Analisti Krasniqi vlerëson se subjektet politike, edhe në këtë fillim mandat, po i injorojnë problemet e mëdha që kanë qytetarët për zgjidhje, dhe kanë filluar të shpikin e të merren me tema të mëdha politike, që po shpërfaqen edhe me përplasjet e ashpra pozitë opozitë deri te rrezikimi i funksionimit të këtyre institucioneve të brishta, e që mos funksionimi i tyre vazhdon të sjellë mungesë shprese e perspektivë për qytetarët. Politika pa dallim, sipas analistit Krasniqi, po lufton vetëm për ti ruajtur të pa prekura rrjetet e vetë kriminale të instaluara për dy dekada, duke prodhuar situata krizash duke hapur tema të mëdha, e duke harruar çështjet jetike për qytetarët, gjë që thellimi i kësaj situate mundë të provokon një shpërthim të ri të zbrazjes.

Image
Faik Krasniqi


"Kosova është duke u zbrazur tash e sa vite. Zbrazja e Kosovës ndodh për shumë arsye. Ekonomia, shëndetësia, arsimi, drejtësia, pa dyshim edhe për shkak të politikës. Qeveria e re LVV-LDK u votua për shkak të këtyre çështjeve. Taksa, dialogu me Serbinë as që i intereson qytetarit të Kosovës. Nëse nuk ka zhvillim ekonomik, taksa dhe dialogu janë thjesht përralla me mbret”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, dëmin më të madh që mundë të ja sjell tani stabilitetit dhe perspektivës për zhvillim normal të vendit, hap pas hapi, është politika destruktive e opozitës që ka filluar të luhet së fundi në parlament, duke mos hapur asnjë temë të interesit ditor për qytetarët, por duke shpikur tema të mëdha jo reale, vetëm për ta hutuar qytetarin dhe shantazhuar koalicionin qeverisës akoma pa filluar mirë punë rreth përgjegjësive që e presin, me qëllim të mbulimit të skandaleve dhe hajnive që kanë lënë mbrapa, gjatë qeverisjes së kaluar.

“Këto janë tema të opozitës që fshihen prapa këtyre çështjeve për t'i arsyetuar hajnitë e tyre. Zhvillimi ekonomik rregullon gjithçka… Në çfarë gjendje të rënde e kemi shëndetësinë e tema të tjera. Këto janë çështje më urgjente se tema e taksës dhe dialogu me Serbinë”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)