Sizimiologu kosovar: Nuk ka nevojë për panikë, Kosova nuk ka rrezik nga tërmetet

  • 17 March 2020 - 08:52
Sizimiologu kosovar: Nuk ka nevojë për panikë, Kosova nuk ka rrezik nga tërmetet

Rreth orës 22:00 janë ndjerë të dridhura të tokës në Kosovë. Sipas ‘CSEMEMSC Last Quake’ ky tërmet ka ndodhur në kufirin Kosovë-Serbi. Dridhjen e tokës e kanë ndjerë banorët e Ferizajit dhe të Prishtinës.

Por, Kosova nuk rrezikohet shumë nga dridhjet e tokës. Këtë fakt e ka dhënë gjatë ditës së martë, sizmiologu kosovar, Shemsi Mustafa.

“Me këto tërmete të këtij intensiteti nuk ka nevojë për panikë. Nuk ka vend për shqetësim. Qytetarët të mos dalin jashtë, e të qëndrojnë brenda dhe ti ndjekin romandimet e Ministrisë së Shëndetësisë”, ka deklaruar Mustafa për media.

(Kosova Sot Online)