Policia e Kosovës apel qytetarëve: Veturat largoni nga rruga B dhe C, po kryhet dezinfektimi

  • 17 March 2020 - 10:35
Policia e Kosovës apel qytetarëve: Veturat largoni nga rruga B dhe C, po kryhet dezinfektimi

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i largojnë veturat e tyre nga parkingjet përgjatë ‘rrugës B dhe C’, në Prishtinë.

Kjo thirrje e policisë ka ardhur pasiqë në orët e para të mëngjesit së sotëm u dezinfektua e gjithë rruga në këtë lokacion.

“Njoftoheni që me datë 17.03.2020, nga ora 08:00 nuk do të lejhohet parkmi i automjeteve në ‘rrugën B dhe rruën C”.

Nëse ndonjë automjet gjendet në këtë parkng në kohën e lartëcekur do të largohet dhe shpenzimet do t;i bartë pronari i mjetit. Kjo është një masë sigurie lidhur me dezinfektimin që do të bëhet lidhur me masat pas paraqitjes së virusi corona”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)