Postimi i errët e nënkryetares së VV’së

  • 18 March 2020 - 11:16
Postimi i errët e nënkryetares së VV’së

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të kundërshtojë propozimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Që nga mbrëmë, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë kur Thaçi njoftoi se do ta nënshkruajë dekretin, ka pasur disa reagime karshi këtij propozimi.

Sot gjatë ditës ka reaguar edhe nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje,  Fatmire Mulhaxha Kollçaku.

Nënkryetarja e LV-së ka shkruar në Facebook se sot ka frikë nga mendjet e errëta, e shton se cdo situatë tjetër është e menaxhueshme dhe e tejkalueshme.

“Sot kam frikë vetëm nga MENDJE TË ERRËTA. Çdo gjë tjetër është e menaxhueshme dhe e tejkalueshme”, ka deklaruar ajo.

(Kosova Sot Online)