Borell ka vetëm një kërkesë për Kurtin: Hiqe taksën

  • 19 March 2020 - 08:04
Borell ka vetëm një kërkesë për Kurtin: Hiqe taksën

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dikur ish-kryediplomati i Spanjës që ishte kundër shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së Kosovës, përsëri ju është drejtuar kryeministrit Albin Kurti

Borell ka biseduar përmes telefonit sot me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në këtë bisedë ai ka kërkuar heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe fillimin e dialogut me Serbinë.

“Përfaqësuesi i lartë përsëriti qëndrimin e BE-së se tarifat duhet të hiqen pasi ato janë një pengesë për bashkëpunimin rajonal, i cili sot është më i nevojshëm se kurrë. Është e rëndësishme për Kosovën që të drejtojë një proces negociator inkluziv me Serbinë në formatin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, citon komunikata e BE-së

Sipas njoftimit, ata kanë diskutuar zhvillimet e fundit lidhur me shpërthimin e virusit COVID -19.

(Kosova Sot Online)