Shpërthen analisti i njohur: Opozita e keqpërdori seancën parlamentare ku votohej buxheti i Kosovës, e keqpërdori dhe cenoi vetën dhe autoritetin e saj

  • 20 March 2020 - 07:56
Shpërthen analisti i njohur: Opozita e keqpërdori seancën parlamentare ku votohej buxheti i Kosovës, e keqpërdori dhe cenoi vetën dhe autoritetin e saj

“Opozita nuk e shfaqi veten përkrahëse dhe opinioni nuk e harron këtë shfaqje të mungesës së humanitetit të saj. Opozita e sotme është ajo që e ka vu taksën ndaj mallrave serbe për të reaguar ndaj presionit serb, ndaj diplomacisë serbe që financon çnjohje te Kosovës nga shtete, listë apo numra në OKB. Pozitës së sotme i duhet ta heqë taksën, kryeministri duhet ta heq siç ka premtuar, dhe zvarritjet e tij, e folura me arrë në gojë e kryeministrit, është lojë me rrezik për shtetin e Kosovës, për popullin e Kosovës. Opozita mundet të bëjë luftë të dinjitetshme politike për çështje të interesit kombëtar, dhe nuk duhet të luftoje rikthim kaq të ethshëm në pushtet, sepse moralisht nuk i takon pushtet se paku një dekadë, derisa të harrohen komandantët zhvatës të pasluftës për Kosovën apo komandantët refugjat dimish”, thotë analisti politik Rexhep Shahu për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, dhe publicisti Rexhep Shahu, e ka kritikuar ashpër sjelljen e pa matur të opozitës kosovare, ish qeveritarët e PAN-it, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, që i zhvilloi punimet në pasditen e së shtunës deri në mesnatë, në orët e para të së ditës, me një pikë të vetme të rendit të ditës, votimin e Ligjit për buxhetit të shtetit për vitin 2020. Sipas Rexhep Shahut, opozita në këtë seancë, me kundërshtimin e saj, në vend se të fitonte poenë politike duke e mbështetur atë, humbi shumë duke e kundërshtuar, dje krijuar akoma më shumë mosbesim dhe urrejtje te qytetarët. Shahu thotë se nëse do të kishte sado pak seriozitet, dhe logjikë të shëndosh në interes të shtetit të Kosovës dhe të kombit, opozita do të duhej ushtruar presin të pa ndalshim ndaj Qeverisë Kurti për heqjen e taksës, ashtu sikur e kërkon aleati kryesor i Kosovës , Amerika, dhe jo të merret me tema aq të ulëta me qëllim të bllokimit të jetës institucionale në vend, dhe marrjes së pushtetit për interesat e vetë, duke provuar rrëzimin e qeverisë nëpërmes krijimit të kushteve për të dështuar votimi i Ligjit të buxhetit.

Image
Rexhep Shahu

“Opozita e keqpërdori seancën parlamentare ku votohej buxheti i Kosovës, e keqpërdori dhe cenoi veten e saj, autoritetin e saj, reputacionin e saj, pasi buxheti në këtë kohë pandemie nuk mund të bllokohet kurrsesi sepse shkakton panik e revoltë tek qytetari i thjeshtë që nuk i vë partitë para shëndetit. Opozita nuk e qartësoi për publikun luftën e saj, ajo ta votonte buxhetin pa fjalime të kota, kohë vrasëse, dhe të bënte luftë të ashpër ndaj kryeministrit Kurti pse ai heziton të heqë taksen ndaj mallrave serbe, siç kërkon aleati ynë strategjik Amerika, pa kushte. Për të ruajt shëndetin e marrëdhënieve Kosovë–Amerikë opozita dhe gjithë populli duhet ta copëtojnë me gurë qeverinë”, thotë analisti politik Rexhep Shahu për “Kosova Sot Online” .

Sipas analistit Rexhep Shahu, Qeverisë Kurti i qëlloi që në javët e para të punës së saj të miratoj buxhetin në parlament, në një kohë kur koronovirusi po gjunjëzon gjithë botën dhe duhet me çdo kusht që qeveritë të jenë në efiçiencë të lartë, dhe këtu opozita kosovare deshi të fiton poenë politik, në këtë fatkeqësi, duke kundërshtuar madje pa fakte. “Opozita nuk e shfaqi veten përkrahëse dhe opinioni nuk e harron këtë shfaqje të mungesës së humanitetit të saj. Opozita e sotme është ajo që e ka vu taksën ndaj mallrave serbe për të reaguar ndaj presionit serb, ndaj diplomacisë serbe që financon çnjohje te Kosovës nga shtete, listë apo numra në OKB. Pozitës së sotme i duhet ta heqë taksën, kryeministri duhet ta heq siç ka premtuar, dhe zvarritjet e tij, e folura me arrë në gojë e kryeministrit, është lojë me rrezik për shtetin e Kosovës, për popullin e Kosovës. Opozita mundet të bëjë luftë të dinjitetshme politike për çështje të interesit kombëtar, dhe nuk duhet të luftoje rikthim kaq të ethshëm në pushtet, sepse moralisht nuk i takon pushtet se paku një dekadë, derisa të harrohen komandantët zhvatës të pasluftës për Kosovën apo komandantët refugjat dimish”, thotë analisti politik Rexhep Shahu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)