Tregon profesori i së drejtës: Kjo është rruga e vetme e ndjekjes dhe gjykimit të krimeve serbe të luftës

  • 22 March 2020 - 09:20
Tregon profesori i së drejtës: Kjo është rruga e vetme e ndjekjes dhe gjykimit të krimeve serbe të luftës

“Çështja e zhvillimit te procedurave penale kundër gjenocidit serb në Kosovë është çështje e sistemit juridik, e prokurorisë dhe e gjykatave. Në këtë anë Qeveria mund dhe duhet të krijoj lehtësira dhe të mbledh fakte dhe dëshmi për rastet e krimeve të bëra. Qeveria kërkohet që të siguroj çdo mundësi për gjykim. Është në dorën e pushtetit që të garantohen dhe sigurohen dëshmitë për dhunën dhe terrorin. Aty kërkohet të hapen dhe të mundësohen zhvillimet procedurale për përgjegjësi penale. Tash sa do të bëjë kjo Qeveri varet nga mobilizimi dhe dëshira, apo guximi për t’u marr me krimet e serbomëdhenjve dhe të kriminelëve serb. Guximi është fakti kryesor. Kjo për faktin se kërkohen të paditen edhe ish kriminelët që kanë qenë në pushtet në kohën e gjenocidit në Kosovë”, theksoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, duke parë mungesën e vullnetit politik për të vepruar, dhe mungesën e akordimit ndër institucional, për të ndjekur dhe gjykuar krimet serbe të luftës në Kosovës, kërkon që së pakut partnerët e koalicionit të ri qeverisës ta përmbushin këtë zotim që e kanë dhënë gjatë kërkimit të votës nga qytetarët për të jua besuar qeverisjen e vendit, ngase rastet e denoncuara nuk po zgjidhen tash e dy dekada, kurse dosjet po shtohen dhe qytetarët po e humbin besimin, si në politikë edhe në institucionet e drejtësisë.

Kelmendi kërkon që politika ta mbështes sistemin e drejtësisë në ndjekjen e krimeve të luftës, në të gjitha format e mundshme që i ka në dispozicion, dhe të mos bëhet pengesë në këtë çështje të pa zgjidhur, për të mos thënë e mbetur në harresë.

Image
Muhamet Kelmendi

“Çështja e zhvillimit te procedurave penale kundër gjenocidit serb në Kosovë është çështje e sistemit juridik, e prokurorisë dhe e gjykatave. Në këtë anë Qeveria mund dhe duhet të krijoj lehtësira dhe të mbledh fakte dhe dëshmi për rastet e krimeve të bëra. Qeveria kërkohet që të siguroj çdo mundësi për gjykim. Është në dorën e pushtetit që të garantohen dhe sigurohen dëshmitë për dhunën dhe terrorin. Aty kërkohet të hapen dhe të mundësohen zhvillimet procedurale për përgjegjësi penale. Tash sa do të bëjë kjo Qeveri varet nga mobilizimi dhe dëshira, apo guximi për t’u marr me krimet e serbomëdhenjve dhe të kriminelëve serb. Guximi është fakti kryesor. Kjo për faktin se kërkohen të paditen edhe ish kriminelët që kanë qenë në pushtet në kohën e gjenocidit në Kosovë”, theksoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Madje ai konsideron se pajtimi mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, nuk mundë të arrihet nëse nuk ndëshkohen përgjegjësit kryesor që ndihmuan krimet serbë , dhe vazhdojnë ta mbrojnë akoma politikën gjenocidiale të Millosheviqit. “Kosova nuk mund të kaloj pa paditur ekzekutuesit e krimit dhe planifikuesit e tij në nivel të shtetit. Kur e them këtë e kam parasysh edhe kriminelët që sot janë në pushtet por që e kanë organizuar dhe udhëhequr krimin, sikundër edhe përkrahur e mbrojtur atë. Fjala është këtu edhe për kriminelin Daqiq dhe Vuqiq që kanë qenë pjesë e mekanizmit të shtetit që kanë planifikuar, urdhëruar dhe mbrojtur dhunën dhe terrorin serbomadh’, thotë profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Muhamet Kelmendit, të njëjtit individ, respektivisht Vuqiq e Daqiq, që e mbështetën krimin në vitet e luftës, edhe sot po kryejnë vepra penale, sepse mbrojtja e krimit, anashkalimi i përgjegjësisë, si dhe mos ndjekja e kriminelëve, po ashtu është një tjetër vepër penale sepse në këtë çështje këta fare nuk kanë ndryshuar nga pozitat që i kanë pasur dhe nga veprimet e bëra. Ata edhe sot, sipas Kelmendit, po e mbrojnë politikën kriminale të Millosheviqit. Prandaj Kelemdni thotë se kjo qeveri duhet të tregohet shumë e guximshme dhe e vendosur këtë çështje serioze dhe tepër të ndjeshme.”Kuptohet se duhet domosdo të akuzohen të gjithë ata, si kryesit e veprave, ashtu edhe planifikuesit dhe mbrojtësit e krimit. Sa është Qeveria në gjendje për të kryer këtë punë mbetet të shihet. Duhet veprime e jo fjalë dhe propagandë”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )