Grupi Boko Haram i vret 92 ushtarë të Çadit në sulmin që zgjati 7 orë

  • 25 March 2020 - 14:12
Grupi Boko Haram i vret 92 ushtarë të Çadit në sulmin që zgjati 7 orë

Nëntëdhjetë e dy ushtarë të Çadit janë vrarë në sulmin më të përgjakshëm që është kruyer ndonjëherë nga militantët e grupit Boko Haram ndaj forcave të armatosura të këtij shteti afrikan.

Sulmi ishte pjesë e një fushate më të gjerë të xhihadistëve në rajonin e Liqenit të Çadit, ku takohen kufijtë e Kamerunit, Çadit, Nigerit dhe Nigerisë.

Një ushtar i tha agjencisë AFP se sulmi në Boma zgjati së paku shtatë orë dhe cak i militantëve u bënë edhe përforcimet që u dërguan për të ofruar ndihmë.

Ky ushtar tha se 24 automjete ushtarake janë shkatërruar, ndërsa xhihadistët i kanë rrëmbyer armët e ushtarëve dhe janë larguar përmes barkave të shpejta.

Grupi Boko Haram së fundi i ka shpeshtuar sulmet në ishujt që ndodhen në ujërat e Liqenit Çad, shkruan “The Guardian”.

Së paku 36 mijë njerëz janë vrarë dhe rreth dy milionë janë zhvendosur si pasojë e sulmeve të këtij grupi në verilindje të Nigerisë, afër kufirit me Çadin.

(Kosova Sot Online)