Quni i LDK’së rikujton një amanet të Ibrahim Rugovës për Amerikën

  • 27 March 2020 - 12:21
Quni i LDK’së rikujton një amanet të Ibrahim Rugovës për Amerikën

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka rikujtuar një mesazh të ish-presidentit Ibrahim Rugova sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky postim i Qunit vjen pas deklaratës së mbrëmshme të tre zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhe dhe Departamentit të Shtetit se Amerika është me popullin e Kosovës dhe se nuk ekziston ndonjë marrëveshje sekrete për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi.

“Amaneti i Presidentit, Ibrahim Rugova;”Kosova në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”” ka shkruar Quni.

(Kosova Sot Online)