E zbulon analisti i njohur: Albin Kurti do ta ndaloj nënshkrimin e marrëveshjes Thaçi -Vuçiq për ndarje të Kosovës

  • 28 March 2020 - 08:58
E zbulon analisti i njohur: Albin Kurti do ta ndaloj nënshkrimin e marrëveshjes Thaçi -Vuçiq për ndarje të Kosovës

“Kosova nuk do të kalon aq lehtë pa protesta, por kësaj radhe protestat do të mundë të jenë edhe më të dhunshme, të ashpra, e ndoshta edhe të përgjakshme, ku do të ketë edhe viktima nga populli edhe nga mbajtësit e rendit dhe ligjit. Sido qoftë, me prioritet për shtetin është që së pari ta tejkalojmë luftën me këtë virus vdekjeprurës, dhe pastaj duhet të shikojmë se çka duhet të bëjë Qeveria edhe në lidhje me ketë deklaratë të Albin Kurtit në Kuvend, sepse kemi të bëjmë me një denoncim serioz për një projekt të rrezikshëm për fatin e shtetit të Kosovës”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Dardan Grapci, e sheh si shumë serioze deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, i cili gjatë debatit në parlament, në seancën e mosbesimit që u paraqit nga LDK-ja, ka thënë se ka njohuri të mjaftueshme se ekziston një marrëveshje e gatshme me Serbinë, të hartuar në takimet sekrete, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuqiqi, në pritje të nënshkrimit pas rrëzimit të Qeverisë së dhe marrjes së kompetencave për përfaqësinë në dialog nga Hashim Thaçi.

Grapci thekson se kjo deklaratë shqetësuese e Kurtit, për një çështje kaq serioze , rrezikon ta futë Kosovën në një valë të re të protestave qytetare kundër marrëveshjes së tillë, pasi që në mënyrë të tërthortë ai e ka bërë të ditur se subjekti i tij politik Vetëvendosje, do të jetë përsëri një parti e cila do të prij në ballë të këtyre protestave sikur që ishte në të kaluarën. Analisti Grapci thekson se Qeveria që do ta merr mandatin, pas Albin Kurtit, duhet ti qaset me seriozitet zbardhjes së kësaj të vërtete për të parandaluar përshkallëzimin e gjendjes, por edhe për të mos lejuar që vërtetë të firmoset marrëveshje në dëm të tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës.

Image
Dardam Grapci

“Normal që deklarata e Albin Kurtit, është një alarm serioz për qytetarët dhe për Kuvendin Kosovës, sepse nëse konfirmohet që është e vërtetë kjo deklaratë, kam një frikë që populli mundë të zgjohet nga gjumi dhe ta fillojnë ofanzivën kundër Qeveritarëve të Kosovës duke filluar nga Presidenca e deri tek Kuvendi i Kosovës. Prandaj për të mos ardhur deri te kjo hakmarrje e popullit ndaj politikanë Kosovar, Albin Kurti duhet të tregoj haptas se ku e ka marrë atë informacion, dhe nëse e ka pasur këtë informacion për shumë kohë më pare, dhe pse nuk e ka folur derisa ka qenë në opozitë, por tash që është në pozitën e kryeministrit, jo vetëm para mocionit por edhe tash si kryeministër në detyrë. Këto gjëra duhet të bëhen transparent nëse duam të parandalohen”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapci, protesta mundë të jetë mjeti i vetëm për ta ndaluar politikën që të futet në lojëra kaq të rrezikshme, nëse ato protesta mundë të organizohen me pjesëmarrje masive të qytetarëve pa dallim në përkatësi politike, qoftë edhe në protesta të dhunshme.



“Kosova nuk do të kalon aq lehtë pa protesta, por kësaj radhe protestat do të mundë të jenë edhe më të dhunshme, të ashpra, e ndoshta edhe të përgjakshme, ku do të ketë edhe viktima nga populli edhe nga mbajtësit e rendit dhe ligjit. Sido qoftë, me prioritet për shtetin është që së pari ta tejkalojmë luftën me këtë virus vdekjeprurës, dhe pastaj duhet të shikojmë se çka duhet të bëjë Qeveria edhe në lidhje me ketë deklaratë të Albin Kurtit në Kuvend, sepse kemi të bëjmë me një denoncim serioz për një projekt të rrezikshëm për fatin e shtetit të Kosovës”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)