Komuna e Prizrenit mban konferencë për situatën me COVID-19

  • 30 March 2020 - 12:49
Komuna e Prizrenit mban konferencë për situatën me COVID-19

Komuna e Prizrenit sot do të mbajë një konferencë lidhur me masat e marra deri ëm tani kundër pandemisë COVID-19

kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Komuna e Prizrenit.

Konferenca do të mbahet nga ora 14:00 në Shtëpinë e Bardhë, bëhet e ditur në njoftim.

“Në konferencë do të marrin pjesë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe njëkohësisht koordinator i shtabit emergjent, Visar Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari”, thekson njoftimi.

(Kosova Sot Online)