IKSHP ka një apel për të moshuarit

  • 30 March 2020 - 13:31
IKSHP ka një apel për të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, po iu apleon tëe moshuarve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK iu bën thirrje edhe familjarëve të të moshuarve që të kujdesen për nevojat e tyre.

“Apel i veçantë për të moshuarit: ju lutemi, rrini në shtëpi! Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!  Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!”, thuhet në postimin e IKSHPK-së në Facebook.

IKSHPK thekson edhe një herë thirrjen që të mbahet distanca.

“Mbani distancë sociale për 2 metra! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!”, shkruan IKSHPK.

(Kosova Sot Online)